Kuzhinë tradicionale e gatuar me zemër — çdo qebap i përgatitur me erëza të freskëta dhe receta që kalojnë brez pas brezi.
Rreth Nesh
Qebaptorja Arifi eshte nje histori familjare që ka lindur nga puna, perkushtimi dhe dashuria per zanatin. Që prej me shume se 50 vitesh, familja jone merret me përgatitjen e qebapeve, duke ruajtur shijen autentike që është trashëguar brez pas brezi.
Hapat e parë i kemi bërë në pazarin e vjetër të Prizenit, mes sakrificave të shumta, punës së ndershme dhe perkushtimit të përditshem. Ky zanat nuk ka qenë vetem pune per ne, por menyre jetese, ku e gjithe familja ka dhene kontributin e vet.
Sot, Qebaptorja Arifi vazhdon me të njejtin pasion dhe të njejten cilësi, duke respektuar receten tradicionale dhe mikpritjen që na ka karakterizuar gjithmone. Çdo qebap që sherbejme eshte nje pjesë e historise sone dhe e Prizenit.
Çdo ditë marrim mish të freskët nga fermerë lokalë. Pa ngrirje, pa kompromis.
Shija e vërtetë vjen nga qymyri — çdo copë e pjekur me kujdes mbi flakë të hapur.
Erëzat dhe recetat tona janë trashëgim — të njëjtat prej ditës së parë, 1975.
Galeria
Kontakt
Rruga Tahir Sinani
Prizren 20000, Kosovë
046 213 213
· Instagram · TikTok